Megjithese eshte shume e re, ajo tashme eshte nje emer shume i njohur ne muziken e lehte shqiptare.

Kjo eshte kengetarja e re shkodrane Elhaida Dani, fituesja e “Top Fest 9”. Ne nje interviste te dhene per gazeten “Koha Jone” ne suplementin “Summer Time” Elhaida rrefen si ka nisur rrugen e kenges, kush ka qene shtysa per te, cilat janw projektet e saj dhe shume te tjera.

Nese me pare emri i saj njihej vetem nga nje rreth i ngushte sot ajo njihet nga shume shqiptare, por ajo rrefen se eshte me “kembe ne toke” dhe se fama thjesht i ka shtuar pergjegjesin per te dhene me te miren nga vetja. Per me shume lexoni intervisten e plote.

Elhaida cfare kujtoni nga fillimet e juaja te para ne rrugen e kenges?

Une kam studiuar per piano qe ne moshen 6 vjecare dhe kam kenduar gjithmone, por asnjehere nuk kam marre pjese neper festivale femijesh apo aktivitete te tjera. Vetem gjate shkolles se mesme jam bere pjese e aktiviteteve te ndryshme shkollore si dhe te qytetit. Pastaj sic e dini dhe pjesemarrja ime ne “Star Academy” ku une shpalla fituese, me dha nje mundesi evidentimi dhe nje shtyse shume te madhe per t’u marre seriozisht me kengen.

Cili ishte personi qe ju ka shtyre te merreni me muziken ?

Patjeter qe shtysa kryesore ka qene familja ime dhe u jam shume mirenjohese per cdo gje, cdo sakrifice e cdo investim qe kane bere per mua.

Cila ka qene pjesemarrja juaj e pare neper festivale?

Une kam dy histori festivalesh: festivale nderkombetare dhe festivalet kombetare. Pothuajse te dyja kane zanafillen ne vitin 2011. Ne korrik te vitit te kaluar, kam qene pjesemarrese dhe fituese e festivalit nderkombetar “Suncane Skale”, pas atij, ne shtator pjesemarrese dhe fituese e festivalit “Zlaten kesten” ne Bullgari. Gjithashtu gjate 2012 kam qene pjesemarrese dhe fituese ne disa festivale te tjera ne Rumani e Bullgari. Ndersa me festivalet kombetare kam filluar me edicionin e kaluar te festivalit te fundvitit dhe ishte nje nder i madh per mua te isha pjesemarrese ne 50-vjetorin e tij. Kenga ime mori dhe cmimin “best melody” pastaj direkt erdhi Top Fest.

E prisnin vendin e pare ne Top Fest?

As nuk e kisha imagjinuar …madje e keni parasysh kur hyn ne nje kompeticion dhe qofte vetem nje here, te kalon neper mend “ah sikur ta fitoja” …per mua as kjo s’ka qene, vetem kam menduar “ah sikur te isha ne finale” ! Por ja qe realiteti e tejkaloi endrren time, jo vetem qe isha ne Finale por isha edhe fituese e festivalit.

Ju jeni nder ato kengetare qe kane menaxher cfare humbin ata kengetar qe nuk kane?

Ne kemi nje vit qe punojme bashke dhe jam shume e kenaqur. Une kam menaxhere, pra nje vajze dhe ajo merret pothuajse me cdo gje. Perzgjedhjen e intervistave, party-t, koncertet, festivalet. Madje-madje edhe te veshja ime nderhyn edhe pse e ka lufte te humbur(qesh). Ata qe nuk e kane, humbin kryesoren, qetesine dhe qartesine ne perzgjedhje.

Keni menduar ndonjehere qe te beheshit dicka tjeter dhe jo kengetare?

Ne fakt s’do mund te beja gje tjeter aq mire sa bej kengetaren (me te thene e kam te pakten) por une asnjehere se kam menduar nje gje te dyte.

Cfare ka ndryshuar tek ju, marrja e nje cmimi te madh?

Po e filloj mbase qe tek reagimet e njerezve, neqoftese me perpara njihesha vetem ne rrethin e muzikes live dhe klienteles se saj, sot kudo qe kaloj ka reagime. Pas kesaj dhe pergjegjesia e daljes ne skene dhe prezantimi per nje kenge te re eshte rritur.

Sezoni veror ka nisur dhe thuajse te gjithe kengetaret bejne nje klip veror, ju e keni ne plan nje gje te tille?

Edhe une jam ne pune e siper per kengen dhe klipin e ri, por krahas ketij projekti kam dhe angazhime te paracaktuara brenda dhe jashte vendit, keshtu qe shpresoj dhe uroj, ta nxjerr ne kohe per kete sezon.

Po kenges “S’je me” keni menduar qe t’i beni nje klip?

Qejf kam t’i bej nje klip te thjeshte, por jam duke menduar mundesite.

Ne momentin qe moret cmimin e pare ju u perqafuat nga koleget tuaj, mendoni se ka miqesi te vertet ne boten e artit?

Une vazhdoj te jem e mendimit qe kompeticionet jane bere per te qene te tilla, por jashte asaj ka edhe miqesi e dashamiresi dhe mbi te gjitha respekt per punen e tjetrit.

Si duhet ta menaxhoje famen nje vajze e re si ju, qe pa pritur behet shume e njohur?

Kryesorja eshte qe te vazhdoje te jete me kembe ne toke dhe sigurisht tani duhet te punoje dyfish qe te mos zhgenjeje ata qe i besuan.

Ju studioni per…?

Kam mbaruar para nje viti Liceun artistik “Preng Jakova” per piano ne qytetin tim te lindjen, ne Shkoder dhe do te konkurroj kete vit ne Akademine e Arteve per kompozicion, pasi vitin e kaluar vendosa ta beja pushim qe t’i perkushtohesha punes.

Sa i rendesishem eshte imazhi per ju?

Per mendimin tim eshte shume i rendesishem ne cdo aspekt qofte per veten, qofte per respekt te atyre qe na perkrahin e ndjekin.

A do te hiqnin dore nga muzika, nese do jua kerkonte njeriu juaj i zemres?

Duke menduar qe njeriu i zemres duhet te te doje e perkrahi per punen tende, nuk besoj se do jem para nje zgjedhjeje te tille.

Meqenese po flasim per kete teme, a ka nje njeri special ne jeten tuaj?

Mbesa ime qe lindi nje jave pas fitores ne “Top fest” apo nuk quhet ?! Jo nuk ka nje njeri special ne jeten time, pasi jam e fokusuar totalisht diku tjeter keto kohet e fundit.

Si do te jete kjo vere per ju, e ngarkuar apo do te pushoni?

Kam nje sezon veror relativisht te ngarkuar dhe mendoj se pushimet per mua sivjet do jene ne shtator ose tetor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here