Elhaida DaniKëngëtarja shqiptare, që po konkurron në edicionin e The Voice of Italy, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke siguruar pjesëmarrjen në natën finale të këtij spektakli.

Pas javë e javë të tëra lavdërimesh, për 19-vjeçaren e talentuar nga qyteti i Shkodrës, tashmë Elhaida i ka kaluar kufijtë e të mahniturit me performancat e saj. Në natën gjysmëfinale, ajo u paraqit me “I believe i can fly”, ndërsa votimi kësaj radhe ishte i ndarë në dy pjesë.

Trajneri i saj, Riccardo Cocciante, do të duhej të vlerësonte 60 me 40 konkurrentët e tij, një vlerësim që shkoi në favor të këngëtares shqiptare, ndërsa publiku me anë të televotimit ka qenë pothuajse i barabartë mes dy konkurrentëve.

Nga sa është mësuar gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të The Voice of Italy, kanë qenë mbi 30 mijë vota të dhëna për këtë çift konkurrentësh, një rekord deri në natën e sotme, të cilat ishin ndarë me përqindje 50,13% për Mattia Lever dhe 49,87% për Elhaida Dani.

Një diferencë shumë e vogël për të përmbysur vlerësimin e trajnerit Cocciante, duke çuar kështu talenten 19-vjeçare nga Shqipëria në finalen e këtij edicioni.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here