Elhaida Dani me kengen “S’je me” ka fituar edicionin e nente te “Top Fest”. Nata e madhe e ndarjes se cmimeve u zhvillua në një atmosferë jashtëzakonisht festive në Pallatin e Kongreseve, dhe u transmetua drejtpërdrejt në Top Channel.

“Jam shume e lumtur, nuk e prisja aspak cmimin e madh. Falenderoj krijuesit e kenges time, familjen time, organizatoret, publikon. Kjo kenge i dedikohet te gjithe atyre personave qe nuk i shkojne deri ne fund nje gjeje”, tha Elhaida pas fitores.

Spektakli ishte i mbushur me surpriza dhe performancat më të mira të festivalit, të veçuara pas një përzgjedhjeje të ndarë në tre faza.

Çmimet e tjera te ndara gjate finales se Top Fest jane:

Çmimi “Best Female”, Xhensila Myrtezaj
Çmimi “Best Pop”, Erik Lloshi
Çmimi “Best Balade”, Argjentina Ramosaj
Çmimi “Best Male”, Adrian Lulgjuraj
Çmimi “Top Albania Radio”, Besa Kokedhima
Çmimi “Best Group”, grupi “Burn”
Çmimi “Best rock alernative”, Nita Latifi
Çmimi “Best hip-hop & RnB”, Stresi dhe Xheraldina
“Çmimi i Internetit”, Klajdi Haruni
Çmimi “Best new artist”, Elhaida Dani

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here