Elhaida Dani e kënaqur me kualifikimin në EurovisionElhaida Dani është shprehur jashtëzakonisht e kënaqur me kualifikimin e saj në finale të Eurovisionit.

Përfaqësuesja e Shqipërisë bëri një paraqitje mbresëlënëse me këngën “Im Alive”, e cila siguroi votat e mjaftueshme për të qenë pjesë e finales së madhe që zhvillohet ditën e shtunë në Vjenë.

Emri i Shqipërisë si vend i kualifikuar u përmend i pari, ndërsa këngëtarja ka publikuar disa fotografi nga momenti i gëzimit.

“E siguruam… Të shohim të shtunën në finalen e madhe të ‘Eurovision Song Contest’. ‘I’m Alive’”, ka shkruar Elhaida në një postim në Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here