Këngëtarja Kristine Elezaj, e cila për një moment ishte marrë si këngëtarja Lady GaGa në një këngë, për shkak të ngjashmërisë së saj në zë më ylli amerikan, ka filluar xhirimet e këngës së saj “Warpath”.

Televizioni Hollywood TV në emisionin Artist Direct ka thënë se pritjet janë që Kristine Elezaj të bëhet një pop yll i njohur amerikan, përderisa në xhirimet e spotit të saj më të ri ajo duket shumë seksi, sidomos kur ka të veshura bikini. 
Ajo flet paksa me stres për mediet, por megjithatë analistët e show-bizzit në SHBA e konsiderojnë si një vajzë shumë seksi. Në një xhirim prej 3-4 minutash në katër video ajo paraqitet në një shkretëtirë, ndërkaq spoti, sipas regjisorit të tij, pritet të jetë modern me nuanca futuristike, që zakonisht i përshtatet stilit të MTV’së.

Kristine është vetëm 24 vjeç dhe ka tri vite që është aktivizuar në skenën muzikore amerikane. Që nga ajo ditë, Kristina ka arritur suksese të mëdha në karrierën e saj.
Momentalisht ka të realizuara pesë këngë dhe një album muzikor, të cilin e ka përfunduar gjatë vitit të kaluar.

“Always”, “Let you know”, “Living Dream”, “Souvenirs”, “Warpath” janë vetëm disa nga hitet që këngëtarja me origjinë shqiptare i ka prezantuar mes konkurrencës së fortë të muzikës amerikane, ku dominojnë shumë yje të njohura nga mbarë bota. Kristina aktualisht ka kontratë me “Zaj Entertainment”, me të cilin janë duke menduar për realizimin e shumë projekteve të mëdha muzikore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here