ElenaGrupi jeshil, Iliri, Rikja, Edberi, Anaidi dhe Elena ndodhen jashtë dhe gjatë kësaj kohe bisedojnë duke komentuar herë pas here pjesëtarët e grupit blu.

Grupi jeshil, Iliri, Rikja, Edberi, Anaidi dhe Elena ndodhen jashtë dhe gjatë kësaj kohe bisedojnë duke komentuar herë pas here pjesëtarët e grupit blu.

Vigani, Eldora, Shpendi dhe Elona ndodhen përballë tyre duke marrë rreze. Teksa i shohin Elena fillon që të flasë për Viganin. Ajo i thotë Anaidit “jam penduar për Viganin” dhe më pas sqaron Anaidin për këtë.
“E kam trajtuar pak keq Viganin këto ditë, ngela duke e gërvishtur he duke e gricur gjithandej” thotë Elena dhe më pas shton se ndjehet keq që gjatë gjithë kohës i bërtet dhe e shan Viganin. Ajo thotë se do të ndryshojë sjellje ndaj tij sapo të mbarojë prova e javës dhe të ketë mundësi për të folur me të sepse tashmë e ka të ndaluar nga prova.
Anaidi i thotë Elenës “shumë gabim ke bërë” dhe më pas shton “jepi vetes një shans të dytë për përmirësim marrëdhëniesh”.

Elena thotë se është e penduar nga disa veprime të saj që kanë bërë të ndjehet keq Viganin, por thekson se nuk ka për t’i kërkuar falje. “Do t’i kërkoj falje me gjeste, se me fjalë nuk i kërkoj asnjëherë falje” thotë Elena dhe më pas qesh.

Pas kësaj bisede Anaidi hedh një ide për lojë, por banorët e tjerë vendosin të luajnë lojën e propozuar nga Elena “gjykatësi, polici, spiuni, hajduti”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here