Carmen Electra di të bjerë në sy. Aktorja 40-vjeçare ishte e ftuar në festën e organizuar me rastin e episodit nr. 100 të ‘Beverly Hills 90210’, ku arriti t’ua vidhte protagonizmin dhe skenën protagonistëve të vërtetë të telefilmit mitik.

Carmen, në fakt ka interpretuar një rol shumë të vogël në film, një vajzë me emrin Vesna, e cila këndonte në një klub nate dhe ishte e ngjashme me mbretëreshën e burleskut, Dita Von Teese.

Kështu, që edhe në festë kishte vendosur të vinte me petkat e personazhit të saj; një bust shumë sensual me një dekolte super të hapur, geta rrjetë dhe taka të larta, që i lanë pa fjalë të gjithë të ftuarit e tjerë.

Kjo solli sigurisht zemërimin e aktoreve të reja dhe protagoniste në telefilm si AnnaLynne McCord, Jessica Lowndes etj., të cilat përfunduan të harruara në një qoshe të ambientit ku zhvillohej festa.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here