Ka qenë muaji maj i vitit 2009, kur për ‘’Panorama plus’’ gazetarja e njohur Elda Koçi vendosi të bëjë publike lidhjen e saj me këngëtarin e njohur Redon Makashi, edhe pse në ambientet tona ky lajm nuk ishte i ri.

‘’Ne kishim vendosur që të mos flisnim rreth lidhjes sonë, ndonëse miqtë dhe të njohurit e dinin të gjithë.

Mendova se u duhej dhënë fund komenteve rreth kësaj lidhjeje dhe vendosa të sqaroj gjithçka vetë, një herë e mirë. Unë kam respektuar dëshirën e Redonit, por sinqerisht ju them se nganjëherë duke mos folur mund të gabojmë dhe këtë fakt e kam zbuluar kohët e fundit.

Pak javë më parë, unë kam humbur një njeri shumë të dashur, që është gjyshja ime. Me të kam pasur marrëdhënie shumë të veçantë, ishte e vetmja me të cilën ndaja të gjitha përjetimet e mia për këtë lidhje, e vetmja tek e cila kisha besim dhe ajo iku nga kjo botë.

Më ka mbetur peng që nuk arrita t’i them dhe t’ia demonstroj fuqishëm se sa shumë e doja. Nga kjo nxora mësim se në këtë jetë duhen thënë të gjitha hapur, se më pas mund të pendohemi. Kjo më dha forcë që të flas publikisht edhe për lidhjen time me Redonin dhe të mbyll një herë e përgjithmonë komentet që bëhen rreth saj. Lidhja me Redonin ka qenë gjëja më e bukur sepse tek ai jo vetëm unë, por të gjithë mund të gjejnë shokun, mikun, të dashurin, të afërmin, vëllain dhe gjithçka që kërkon, sepse këto ia japin karakteristikat dhe cilësitë e mira që ai ka.

Jam e lumtur që e kam njohur’’, ishin këto fjalët që Elda i kishte thënë para tri viteve. Por kjo lidhje nuk ka pasur përfundim të mirë, pasi çifti tashmë është ndarë. Këtë gjë e ka pohuar edhe vetë Elda. “Është shumë e vërtetë ndarja.

Këtë e kam deklaruar vetë, por s’kam thënë asnjë lloj arsye pse jam ndarë dhe se cili ishte shkaku. Këtë e dimë vetëm ne të dy. Prandaj nuk ekziston një e tretë apo një i tretë në ndarjen tonë, sepse për këtë arsye nuk do ishim ndarë tani”. Tani pas ndarjes, si duket Elda po mbush bateritë në këtë sezon veror për t’iu kthyer jetës si një ‘’single lady’’, duke shfaqur edhe linjat seksi në plazh.

Redon Makashi, lidhje të re dashurie në Francë
Në lajmin e publikuar mbi ndarjen e këngëtarit të njohur Redon Makashi nga e dashura e tij, Elda Koçi, bëhej e ditur se në mesin e tyre ishte futur një person i tretë që kishte shkaktuar ndarjen. Edhe pse ndoshta këtë fakt e kanë mohuar që të dy, burime tona të sigurta tregojnë se Redoni ka gjetur dashurinë e tij në Francë, por ende nuk kemi mësuar identitetin e vajzës që ia ka vjedhur zemrën Redonit.

Lidhja është aq sekrete, sa ka qenë sekrete edhe ish-lidhja me gazetaren Elda Koçi ku pas shumë insistimeve vendosi të flasë e dashura e jo vetë këngëtari. Miq të tij tregojnë në kushte anonimati se Redoni udhëton shpesh drejt Parisit, ku pas shumë angazhimeve në muzikë gjen kohë edhe për dashuri. Ndoshta në një të ardhme të afërt do të mësojmë se kush bën pjesë në jetën e Redon Makashit, nëse lidhja e re e tij do të zgjasë më shumë e a do të përfundojë me një fund të lumtur…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here