Adhuruesit e filmit dhe të modës do të kenë rastin t’i shohin për së afërmi kostumet e filmave të nominuar për “Oscar”, në ekspozitën që është hapur nga “Fashion Institute of Design and Merchandising” në Los Angeles. Ekspozita përfshin rreth 100 kostume filmash.

Fustani që ka veshur Helen Mirren në “The Tempest”, kapela që ka vënë Johnny Depp në “Alice on Wonderland”, kostumet e kastës së filmit “True Grit”, ato të “The King’s Speech”, janë disa nga ato që janë ekspozuar.

Koleksionet e këtij instituti ekspozohen që t’u jepet mundësi disejnatorëve dhe publikut të shohin kreativitetin prapa veshjeve që bartin personazh të paharruar të ekranit”, ka thënë kuratori i ekspozitës, Kevin Jones. “Kostumet performojnë dhe shpesh janë gjëja e parë që i flet audiencës, para se të flasin aktorët.

Ato tregojnë kohën, vendin dhe statusin ekonomik. Është një fuqi shumë e madhe që ka gardëroba në film”, ka shtuar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here