Nëse do të keni ndonjë arsye për ta vizituar Londrën vitin e ardhshëm, atëherë mos e lëshoni rastin, pasi në mars në kryeqytetin britanik pritet të publikohen fustanët e princeshës së ndjerë, Diana.

Në mars në Kesington Palace pritet të shfaqet gjithçka që ka bartur në trup një prej princeshave më të famshme në historinë e Mbretërisë së Bashkuar. Në ekspozitën në fjalë do të përfshihen disa fustanë të cilët nuk janë parë kurrë në publik e që ikona i ka bartur gjatë të viteve të 80-ta.

Në ekspozitë vizitorët e interesuar do të kenë mundësinë të shohin dhe fustanin e famshëm punuar nga Catherine Walker me të cilin ajo e realizoi fotoshootingun për Vanity Fair, ashtu sikurse fustani i zezë ‘taffeta’ të cilin ajo e barti në daljen e saj të parë publike si bashkëshortja e princit Charles.

Ekspozita koincidon me renovimin prej 18.8 milionë funtesh të pallatit në fjalë, që për një kohë ishte shtëpia e ‘Lady D’.

Princesha Diana vdiq në vitin 1997 pas një aksidenti automobilistik në Paris. Ende nuk është zbardhur vërtetësia e kësaj teorie, pasi shumë besojnë se ishte pikërisht mbretëresha e Britanisë ajo që e aranzhoi këtë vrasje, për shkak të jetës private të princeshës, e cila në aksident vdiq së bashku me atëkohë të dashurin e saj jashtë martesës me Charles, Duddy Al-Fayed.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here