Ndryshimet për sezonin e ri televiziv nuk kanë përfunduar ende dhe “merkatoja” duket se vijon.

Sipas burimeve të Gazetës Express duket se “Top Channel” vijon ti marrë figura Vizion Plusit. Për marrjes së aktorit Florian Agalliu në prezantimin e “Në shtëpinë tonë” këtë sezon së bashku me moderatoren Anjeza Maja, një tjetër përsonazh do ti shtohet këtij emisioni.

Bëhet fjalë për kuzhinierin Arvin Kita, të cilin e kemi parë në sezonet e kaluara si pjesë e emisionit “Blind Taste”. Mesa duket dyshen Agalliu-Kita do të shohim sërish në ekran së bashku pasi ky i fundit do ti bashkohet emisionit dhe rubrika e tij do të jetë e përditshme. Mbeten për tu parë ndryshimet e radhës sa i përket nisjes së sezonit të ri./Gazeta Express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here