Eki me këngë dhe videoklip të riZekë Blakaj, i njohur si Eki, nga grupi Klani shqiptar, së fundi ka realizuar këngën dhe videoklipin e ri, të titulluar “Tripi jonë”.

Sipas Ekit tema e kësaj kënge është tripi i reperëve, se si është jeta reale e rep-artistëve apo konkretisht e tyre. “Jemi munduar ta prekim në çdo pjesë të tekstit realitetin dhe mos të fantazojmë, sepse fantazitë e reperëve të tjerë ndoshta kanë bërë që ne mos t’i shkojmë të njëjtës rrugë”.

Këtë këngë e ka punuar dr. Nushi, kënga ka edhe videoklipin, të cilin e kanë punuar me produksionin “Galege” nga Peja.

Falënderojmë Isa Camaj për financimin e videoklipit. Gjatë përgatitjes kemi hasur në vështirësi gjatë xhirimeve në rrugë, sepse kemi hasur në ngarkesë komunikacioni, por, pasi që ekipi ynë ishte shumë i gjerë, arritëm që ta ndalojmë komunikacionin deri në përfundimin e xhirimeve”, përfundon Eki.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here