Është zakon që një nënë e re, të ketë edhe festën e bebes apo ‘babinën’ siç njihet në zhargon, ku mbledh gratë e familjes, për të festuar për ardhjen e fëmijës në jetë.

Këtij adeti nuk i ka shpëtuar as gruaja e këngëtarit Albatrit Muqiqi, Egzona, e cila dje, pothuajse një muaj pasi ka sjellë në jetë vajzën e saj, ka vallëzuar në festën e bebes.

Egzona që u bë nënë e Amelias, është paraqitur plot shkëlqim në këtë ndejë, ku përveç fustaneve elegantë, ka veshur edhe veshjet popullore me dymija e dallamë.

Në këtë ndejë, Egzona ka vallëzuar edhe me vjehrrën e saj, këngëtaren Merita Spahiu, dhe të gjitha videot i ka publikuar në Instagram. Prive.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here