Egi është një vajzë shqiptare nga Tirana, 25 vjeçe studente në Padova të Italisë dhe në prag diplomimi për Shkenca Politike, është zgjedhur kryebashkiakja e parë e të huajve.

Ajo është zgjedhur të flasë dhe përfaqësojë zërin e gjithë emigrantëve në këshillin e parë jo-italian, i dalë rregullisht me votime.

25 vjeçarja do të ulet në këshillin komunal të Padovas duke u bërë “Presidentja” e parlamentit të të huajve që do paraqesë zërin dhe problematikat në mbledhjen e këshillit të Padovas.

“Jam e kënaqur për rezultatin e marrë dhe e përgjegjshme për detyrën që do mbaj përsipër. Tashmë shpresojmë të paraqesim denjësisht qytetarët e huaj dhe ata të Padovas”, shprehet Egi pas zgjedhjes, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Nga votimet zëvendës president u zgjodh Bhuiyan Jahangir, nga Bangladeshi i cili mori 8 vota.

16 anëtarët e këshillit të bashkisë së Padovës u përballën me dy anëtarët e rinj të këshillit komunal të cilët u pritën nga Daniela Ruffini, kryesuesja e këshillit komunal e cila i uroi dhe i mirëpriti për të punuar së bashku.

Dy të zgjedhurit e rinj u shprehën se, “Padovën e ndjejmë të tonën sepse këtu kemi lindur, vetëm na jepni një dorë të zhvillojmë bashkë aktivitetet tona”.

Një sukses i plotë ky për vajzën shqiptare e mbërritur në Padova të Italisë për të studiuar dhe tani papritmas e zgjedhur kryebashkiakia e parë e një këshilli për të huajt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here