Edona Llalloshi ka lansuar në treg albumin e saj më të ri të titulluar “Dilema”, dhe videoklipin e këngës me titull “Romanca”.

Pas një jave lansimi në treg të albumit të ri, Edona Llalloshi duket e kënaqur me mënyrën se si është pranuar ky projekt në publik.

“Ka tri vite që nuk kam edituar album. Dhe të ju them të drejtën edhe këtë vit isha në dilemë të lasoja një album apo jo, sepse për të realizuar një album duhet një përkushtim i madh. Dua që kur të nxjerr diçka në treg, të dal me diçka që vërtet ia vlen dhe pëlqehet nga njerëzit”, është shprehur këngëtarja për të përditshmen “Infopress”.

Edona po ashtu ka lansuar edhe një videoklip të ri, që ka shoqëruar albumin “Dilema”. Videoja e këngës “ Romanca” është realizuar në Maqedoni nga produksioni “Fabrika”.

Pas promovimit të albumit, Edona do të fokusohet edhe këtë verë për të argëtuar pushuesit kosovar që vizitojnë plazhin e Durrësit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here