Edona Llalloshi Këngëtarja Edona Llalloshi së shpejti do të vijë me disa projekte të reja.Ajo është duke punuar një këngë të re me Ilir Beranin, të cilën do ta sjellë së shpejti të realizuar edhe me videoklip.

Veç angazhimeve muzikore, artistja kohëve të fundit ka filluar punë në televizioninKutia tv, i cili i përket familjes së saj.

Edona ka zbuluar se është në përgatitje të një shou televiziv duke mos dashur të flasë më shumë rreth tij deri në realizimin e plotë.

Ndryshe, këngëtarja dhe bashkëshorti i saj, Gazi, janë prindër të vajzës Doa dhe janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here