Edona Llalloshi është martuar. Të paktën kështu thotë profili i saj në Facebook.

Pas disa hulumtimeve të bërë, është mësuar se këngëtarja Llalloshi, meqë është në pritje të fëmijës së parë me biznesmenin pejan Gazmend Haxhifejzullahi, ka vendosur që lidhjen e saj ta kurorëzojë me martesë zyrtare, por pa ceremoni apo e ka realizuar me rrethin më të ngushtë familjar, larg syrit të medies, duke mos dashur ta bëjë aq publike.

Për një kohë të shkurtër pritet të vijë në jetë vajza e tyre e parë. Çifti jeton në vilën e re që e kanë blerë në Prishtinë, ndërsa Edona, sipas komenteve në faqen e saj, është tejet e entuziazmuar dhe me padurim pret që engjëlli i saj i vogël të vijë në jetë, shkruan pos tjerash Kosovarja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here