Edona Lalloshi: Këngëtarët tanë shumë skandaloz dhe vulgarEdona Llalloshi është njëra nga këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar.Me një karrierë të ndërtuar pa skandale dhe thashetheme ajo ka arritur që pas vetës të mbajë afër një numër të madh adhuruesish të muzikë së saj, transmeton Telegrafi.

Në një bisedë të saj ajo flet për mënyrën e prezantimit sot të kolegëve të saj artistë duke treguar pse ajo nuk bëhet si ata.

‘’Nuk dua të dal nga vetvetja e s’mund të bëhem dikush tjetër, kjo më ka ndihmuar gjatë gjithë viteve në karrierë, nuk mendoj se me zhveshje mund të bëhesh dikush dhe diçka. Nuk jemi popull që i pëlqejmë ato gjëra, duhet ecur përpara me rryma të ndryshme, por jo shumë radikal… Kemi këngëtarë shumë të mirë, por me keqardhje them se prezantimet e tyre janë skandaloze, nuk e kuptoj mënyrën aq vulgare që e kanë zgjedhur për prezantim. Njerëzit të pranojnë edhe në këtë formë, e marr shembull veten se kam një përvojë goxha të madhe’’, thekson këngëtarja Llalloshi, e cila e pyetur se a i mungojnë ato këngë të vjetra, tregon:Edona Lalloshi: Këngëtarët tanë shumë skandaloz dhe vulgar

‘’Më mungojnë ato vite e këngë të mira. Kanë ndryshuar gjërat shumë dukshëm, jo vetëm mua, por të gjithëve u mungojnë këngët e vjetra. Tani është vështirë të bësh një hit të mirë… Pas luftës, në trend kanë qenë koncertet e mëdha, e më pas edhe mbrëmjet muzikore, dasmat glamuroze janë shumë në trend kohëve të fundit’’.

Ndryshe këngëtarja është në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe pret që në fund të muajit shkurt të bëhet nënë për herë të dytë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here