Edona Reshitaj është zotuar se do së shpejti do të realizojë një këngë dedikuar aktorit të ndjerë kosovar, Faruk Begolli.

Aktorja dhe këngëtarja kosovare tashmë e ka këngën me titull “Djalin Moj Vasha”, por së shpejti do ta incizojë edhe në studio dhe më pas shpreson t’ia realizojë edhe videoklipin

“Nëse do të kem kohë të mjaftueshme do ta punoj shumë shpejt këngën “Djalin Moj Vasha” së cilës do t’i realizohet edhe kripi”.

“Kjo këngë është shumë e veçantë dhe e përzemërt për mua sepse është kënga që ia kam kënduar profesorit tim të ndjerë Faruk Begollit dhe njëkohësisht është edhe nisma ime për në rrugë drejt muzikës”, ka thënë Edona gjatë një interviste për Zëri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here