Jeta e tij lidhet me radion dhe studimet. Jeton në Prishtinë ndërsa është nga qyteti i bukur i Prizrenit. Edmond Morina, student në Fakultetin e Mjekësisë viti i V ku vijon akoma studimet, ka dhe një tjetër pasion, atë të moderimit në radio dhe për momentin ai vazhdon të moderojë një emision shumë të dëgjuar në Tring radio.

Djaloshi simpatik ka zë radiofonik që e ka bërë të kërkuar në shumë emisione, ndërsa siç mësojmë imazhin e tij dëshirojnë ta kenë nëpër projekte muzikore edhe këngëtarë të njohur.

Me jetën e tij në kryeqytet është adaptuar shumë mirë. Shoqëria të cilën e ka krijuar atje nuk e lejon atë të mërzitet aspak, madje përveç angazhimeve të shumta që ka rreth provimeve dhe emisioneve në radio, Edi gjenë kohë edhe për jetën e natës duke e shijuar atë nëpër ambiente të ndryshme ku bëhet më së miri. Në të ardhmen atë mund ta shohim si një mjek të suksesshëm e ndoshta duke mos pasur edhe shumë kohë që të shijojë dëshirën e tij të moderatorit nëpër radio të cilën punë e bën për momentin me shumë qejfë, e ndoshta plotëson një ëndërr të tij sa është i ri.

Me kë jeton?
Jetoj në dy vende në Prizren dhe Prishtinë, në Prizren me prindër ndërsa në Prishtinë me shokë.

Cila është gjëja më e bukur e të qenit single?
Puna e të qënit single ka dy anë të medaljes, në një formë si i ri me ambicie të mëdha është mirë se frymon lirshëm në vendimet tua, ndërsa nga ana tjetër keq sepse pa ndonjë femër afër vetes nuk ndihem komplet.

Ke dalë në “blind date”, në takim të sajuar nga të tjerët me dikë që nuk e ke njohur më parë?
Jo asnjëherë, pavarësisht se kam propozime nga familjarët për shumë vajza por me tepër preferoj të bëj zgjedhjen vet.

Kush e ka “problem” beqarinë tënde?
Ata që mendojnë se mbeta pa martuar, (qesh).

Gënjen ende kur del në takim me dikë? Kë gënjen dhe si?
Po tash në këtë moshë gënjej në takime më shumë sep kur kam qenë i ri kam qenë shumë i sinqertë e nuk më ka bë mirë, gënjej ato ose ata që duhet normal në format e mija dhe me gënjeshtra të lehta jo dëmtuese.

Mbrëmjet e tua tipike të fundjavës si janë?
Mbrëmjet e mia, të premteve kam programin e natës, të shtunën në ndonjë club, të dielën me shokë për kafe.

Në ç’orë kthehesh në shtëpi, kur del natën?
Varet se ku dal me kë dal, por shumicën e rasteve deri në orën 1 pas mesnate.

Kur e ke dëgjuar për herë të parë urimin “me një fat të mirë” ose “në dasmë”?
Pasi u martua motra ime e vogël, më erdhi koha mua dhe të gjithë më uronin, por kaluan 6 vite e unë ende jam duke u uruar, (qesh).

Çfarë mendon kur e dëgjon?
Kur i dëgjoj ndihem mirë sepse uratat më bëjnë të afërmit e mi por në anë tjetër ende jo i gatshëm pasi që jam akoma i ri.

Të pëlqejnë dasmat e të tjerëve?
Dasmat e të tjerëve më pëlqejnë shumë dhe menzi pres të shkoj kur më ftojnë.

Po për tënden a mendon?
Për timen mendoj shpesh dhe e imja do të jetë ndryshe, do jetë një mix mes orientales me perendimore, duke pasur brenda dhe traditat tona.

Shumica e miqve dhe mikeshave të tua janë të martuar apo single?
Ne akoma me miqtë dhe mikeshat e mija flasim muhabete beqarësh, kështu që nuk kemi në mesin tonë të martuar, (qesh).

Sa shpesh fton njerëz në shtëpi?
Ndodh deri në 3 herë në javë, mblidhemi krejt në banesën time dhe pastaj…

Për çfarë shpenzon më shumë?
Më shumë shpenzoj në taksi dhe në mbushje telefoni.

Sa herë në javë gatuan?
Duke jetuar në Prishtinë më bie të gatuaj secilën ditë të paktën një herë.

Cili është specialiteti yt?
Nuk është se jam kuzhinier i mirë por me ëmbëlsirat më shkojnë mirë, jam mësuar t’i gatuaj vet, bombicat i bëj shumë mirë.

Deri kur do vazhdosh të jesh single?

Deri sa të gjejë një vajzë si e dua unë, (qesh).

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here