Është njëra prej këngëtarëve të reja, por që ende nuk ka arritur të ketë suksesin e kolegëve të saj. Megjithatë, ajo po punon. Ka diku 5000 shokë në Facebook, ndërkaq u kërkon falje 13 000 të tjerëve që i ka injoruar…

Cilat janë planet e Editës gjatë këtij viti?
Edita:
Ditëve të fundit jam duke u marrë më përgatitjet rreth xhirimeve të klipit më të ri me titull “Koleksioner”. Është këngë ritmike, shpresoj që do të pritet mirë nga ana publikut. Posa të jetë gati videoklipi, atëherë do të kenë mundësi ta shohin klipin dhe ta dëgjojnë këngën shumë shpejt. Do të fillojmë me xhirime dhe mendoj brenda pak javëve do të jetë gati.

Përpos klipit, a keni ndonjë plan tjetër?
Edita:
E ceka edhe më lart, aktualisht jam duke u marrë me klipin më të ri dhe me realizimin e disa këngëve të reja. Këto janë për momentin më të afërta, ndërsa për tjera do t’ju njoftoj në intervista.

Po më klipin e fundit a jeni ndarë e kënaqur?
Edita:
Me klipin e fundit “Tjetër kush” jam nda shumë e kënaqur dhe kam marrë shumë komente të mira, si për këngën ashtu edhe për klipin. Klipi është realizuar me një produksion të ri vendor, që quhet “FRAMES”. Ky nuk do të jetë bashkëpunimi im i fundit me ta, pasi që edhe klipi i radhës që do të dalë se shpejti do të jetë i punuar po me këtë produksion, pra me “FRAMES”.

Po për album keni menduar?
Edita:
Nuk e di sigurt se a do të ketë album nga unë këtë verë apo verën e ardhshme. Varet se për sa kohë do t’i përfundoj këngët, edhe pse jam duke punuar në atë drejtim. Ngadalë e me hapa të sigurt, në mënyrë që përfundimi të jetë diçka e mirë dhe e pëlqyer nga ana e dëgjuesve dhe e adhuruesve të mi.

Sa e përdor Facebook-un?
Edita:
Mmm.. e përdori aq sa më nevojitet.

A e përdor Facebook-un për punët e tua profesionale?
Edita:
E përdori për shumë arsye. Aty tregoj edhe për më të rejat e mia rreth këngëve, projekteve e kështu, por më së shumti për t’i lexuar mesazhet dhe komentet e shumta që më vinë nga adhuruesit e shumtë që kam aty. Dhe mundohem që sa herë të kem kohë t’u kthej edhe përgjigje rreth shume gjerave që ata me pyesin dhe janë kureshtarë të dinë për mua. Nganjëherë edhe në chat kyçem për të biseduar me ta, por jo shpesh sepse për shkak se kam shume “friends” po ngarkohet faqja dhe nuk po mund të jem shumë aktive aty.

Sa fansa i keni në Facebook?
Edita:
Janë diku 5000 shokë që i kam pranuar apo konfirmuar, ndërsa ka shumë tjerë të cilët nuk po arrij t’i konfirmoj sepse është një numër mjaft i madh i tyre. Po ju tregoj… 13.762 janë ata të cilët dëshirojnë të jenë në shoqëri me mua, por u kërkoj falje të gjithëve sepse nuk po ka vend t’i pranoj të gjithë… Dhe u them i dua të gjithë, të cilët me duan dhe faleminderit për mbështetjen që më jepni çdo herë.

Ka shumë thashetheme për jetën tuaj private? A jeni singel apo jeni në ndonjë lidhje?
Edita:
Të jesh fytyrë publike është e natyrshme që të ketë edhe thashetheme të ndryshme nga të tjerët. Unë edhe pse s’kam hasur shumë në shkrime e thënie të ndryshme që fliten për mua, prapëseprapë e di se ekzistojnë ato, por thjesht si marrë shumë parasysh sepse janë kaluese. Edita ende është “SINGEL” dhe nuk është në lidhje me askënd. Si të ketë diçka të re në këtë drejtim do t’ju informoj.

Çka të veçon ty nga këngëtaret tjera?
Edita:
Butësia, respekti dhe afërsia më të tjerët, ndoshta.

Çka e disponon dhe e nervozon Editën?
Edita:
Çdo gjë e mirë me disponon, ndërsa çdo gjë e keqe me nervozon!!!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here