Edita Sopjani viteve të fundit po tregon kualitetin e saj muzikor duke sjell këngë të pëlqyera për publikun kosovar e veçanërisht për simpatizuesit e saj.

Këngët e saj të fundit “Merri krejt” dhe “Tjetër kush” ishin mjaftë të mirëpritura nga publiku. E bija e kompozitorit Valdet Sopjani duket se ka gjetur formulën e suksesit.

Mbrëmë në Prishtinë në mesin e shumë miqve dhe kolegë të saj, promovoj edhe këngën e re me klip “Koleksioner” që sipas saj është vazhdim i këngëve të mëparshme.

Është një vazhdimësi e zhanrit tim që kam kënduar deri më tash, dhe unë besoj se edhe kjo këngë do të arrij edhe më shumë suksese se këngët e kaluara”, shprehet ajo për “Zërin” e kënaqur me realizimin e këngës.Në klip merr pjesë një model shqiptar nga Parisi.

Kënga e cila do të shfaqet nëpër mediat televizive që nga dita e sotme është punuar në Maqedoni të kompozitori Robert Bilbeliu, teksti është shkruar nga Avni Qaili, ndërsa klipi është xhiruar në Prishtinë nga një produksion kosovar. Për të iazbukuruar edhe më shumë klipin e Editës, merr pjesë një model shqiptar nga Franca.

Në këtë klip do të jetë një model shqiptar që është ardhur nga Parisi. Atë e ka përzgjedh vet produksioni për të qenë pjesë e klipit dhe mendoj se klipi do të dal bukur edhe për shikuesit”. Sipas Editës kënga tregon një mashkull koleksioner i cili ka dëshirë që të ndërron femrat ashtu si koleksionet e veshjeve verore.

Është një tekst që iu kushtohet meshkujve aventurierë të cilëve asnjë femër nuk iu pëlqen dhe kanë dëshirë të ndërrojnë sa më shumë. Mirëpo, në këtë tekst mbroj femrat duke sugjeruar meshkujt se duhet të bëjnë dallimin mes karakterit të femrave”, ka thënë këngëtarja Sopajni.

Së shpejti me një duet,ndonëse nuk ka dëshirë të bëj të ditur se cili këngëtarë do të jetë pjesë e bashkëpunimit më të, Edita ka pohuar se shumë shpejt kënga do të jetë pranë adhurueseve. “Ende nuk e kemi filluar këngën por vetëm kemi biseduar.

Tash pas editimit të klipit do të merremi vesh që të ia fillojmë punës”, ka shtuar ajo. Edita Sopjani bëri të ditur se gjatë verës ka disa mbrëmje të aranzhuar, ndërsa për disa ditë do të këndoj edhe në Durrës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here