Familja e liderit të PS, Edi Rama zien. Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është nisur vëllai i tij Olsi Rama, ndërsa djali i tij Gregori po vjen nga Franca.
Kryetari i PS së bashku me Linda Bashën, kishin vendosur të mbanin surprizë të gjitha detajet e lidhjes së tyre në martesë. Por ç’e do. Gazetat e fundjavës iu prishën planet.
Ka qenë krejt e pabesueshme për të, kur kishte vendosur që dje, pra të shtunën, t’ia jepte këtë lajm vëllait të tij Olsit, për të mos e marrë vesh nëpër gazeta, ndërsa të mërkurën, do të bënte një njoftim publik sipas mënyrës së tij.
Vetëm fare pak vetë e kanë ditur që do të kishte një martesë nga ana e kreut të PS, mund të thuhet 4 apo 5 të tillë, të cilët do të merreshin me detajet. Ndërkaq, pjesa tjetër dinte lidhjen e Edi Ramës me Lindita Bashën, por nuk dinin çështjen e martesës.
Por sapo ka kaluar mesnata, rreth orës 01.30 në celularin e miqve të kryetarit të PS të cilët ai besonte se mund të ishin zgjuar në atë orë të vonë të natës, mbërrijnë mesazhet e para të njoftimit të martesës së tij.
I gjendur në befasi për lajmin në media, Rama ka vazhduar me një sms të dytë, por që në fakt, dukej qartë se nuk kishte të bënte me ndonjë “strategji sekrete” të kreut të PS. Njoftimi, sipas asaj që dukej, ishte thuajse i njëjtë.

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here