Kot thonë se vjehrra dhe nusja nuk shkojnë mirë me njëra tjetrën. Po të shohim këtë foto, do të kuptojmë qartë se mamaja e kreut të PS, Aneta Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, shkojnë shumë mirë me njëra tjetrën.

Edhe pse Edi nuk i ka shoqëruar dy zonjat e tij në teatrin kombëtar, ato nuk e kanë humbur shfaqjen e radhës.

Dhe nën shoqërinë e njëra tjetrës janë prezantuar së bashku, duke përshëndetur edhe të ftuarit që kanë qenë prezent në këtë shfaqje. Dhe një ndër takimet, ka qenë edhe me deputeten e PS, njëkohësisht aktore, Luiza Xhuvani.

Dora e ngrohtë e një nëne, siç është Aneta, nuk ka harruar të përkëdhelë edhe Luizën, e cila ka kaluar një kohë të vështirë gjatë javëve që kanë kaluar.

Ndërkohë fushata elektorale ka nisur dhe Rama na shfaqet tepër kavalier. Siç e shohim në këto dy foto, ai është duke drekuar me bashkëshorten e tij Linda Basha.

Ka gjetur kohë që veç punëve të partisë dhe listave të kandidatëve, të mos lërë pas dore familjen më të re. (Bluetooth)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here