Duket se Katy Perry nuk është e vetmja nga familja e saj që kërkon për një karrier muzikore.

Sigurisht, tashmë Katy ka arritur sukses mbarë botëroë me muzikën e saj, prandaj edhe nuk mund të ndjejë edhe aq konkurrencë.

Por tani, vëllai i saj, David Hudson është duke gjurmuar për të gjetur një mundësi depërtimi në këtë industri dhe ka nisë me krijimin e një kënge që mbanë titullin “To You”.

David i cili është duke punuar në albumin e tij të parë, “Dirty Face” gjatë një interviste tregoi për dashurinë e tij për muzikën.

“Zemra ime i takon muzikës dhe aktrimit. Dua të bëj gjith’ka dua dhe të ndihmojë njerëzit në botë që janë në nevojë dhe jo vetëm financiarisht. Dua që ata të involvohen në punë me mua”.

Ky nuk është krijimi i tij i parë. Ai në vitin 2011 kishte publikuar në YouTube edhe këngën “A Real Man’s Life” dhe tha se kjo këngë i ka pëlqyer jashtëzakonisht shumë motrës së tij, Perryt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here