edhe-rita-i-thot-euml-jo-shkat-euml-rrimit-t-euml-arm-euml-ve-kimike-n-euml-shqip-euml-ri_hdKundër shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë në Shqipëri ka dalë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Rita ka lëshuar një mesazh duke ngritur zërin e saj në shenjë kundërshtimi për shkatërrimin e këtyre armëve në territorin shqiptar, duke u ndier e terrorizuar me këtë.

“Sapo kam marrë disa mesazhe nga fansat e mi, që më informojnë për atë që po ndodhë në Shqipëri. Jam totalisht e shokuar dhe e terrorizuar”.

“Më vjen keq që nuk mundem të iu ndihmoj, sepse kam ngecur në studio. Jam me ju djema, le të ngremë të gjithë zërin për të ndaluar shkatërrimin e armëve kimike në Shqipëri. Të gjithë së bashku të shpëtojmë kulturën tonë, kombin tonë”, shkruan Rita.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here