Edhe pse nuk janë më bashkë, Johnny Depp i bleu Vanessa Paradisit një shtëpi me vlerë prej 4.4 milionë dollarësh në Mulholland të Hollywoodit.Çifti nuk është së bashku që nga qershori. Janë ndarë pasi në media doli lajmi se Depp ishte në lidhje me aktoren biseksuale, Amber Heard.

Pasi që Amber dhe Johnny ndërprenë aferën, aktori dhe Vanessa u përpoqën përsëri të ringjallin lidhjen, por dështuan.


Arsyeja e gjithë kësaj ishte, sipas burimeve të afërta me çiftin, i dashuri i ri i Vanessas, përkatësisht miliarderi francez, Guy-David Gharbi.

‘Të dy mbeten miq të mirë, pasi kanë dy fëmijë,” tha një mik i Vanessas për mediat, duke shtuar se këngëtarja dhe aktorja e famshme është duke shijuar plotësisht romancën me francezin.

“Ata shkojnë në darka romantike në Paris. Ajo kënaqet dhe më në fund është e lumtur. Guy i tha asaj se ai po ‘çmendet’ pas saj dhe se sa i përket atij, ai ka të gjithë kohën e botës,” thotë miku i saj.

Ndërsa së fundi kanë filluar të qarkullojnë thashetheme se aktori 49-vjeçar ka mashtruar Amber Heard me Ruth Wilson!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here