Adelina Ismaili bëri një deklaratë të fuqishme kur tha që shoubizi dhe muzika shqiptare janë zhytur në prostitucion.
Pas këtyre fjalëve, erdh deklarata e Fjolla Morina e cila ‘shpërtheu’ kundër Adelinës duke i thënë se ajo ishte e para që nisi vallen e prostitucionit, shkruan lajmi.net
E tani ka ardhur reagimi edhe i Xhesika Ndoja.
Përmes një fotoje të hedhur në Instagram, ku shihet Adelina, këngëtarja Ndoja ka thënë se Adelinën e ka dashur shumë por pas deklaratës së saj ka ndërruar mendim për të.
Madje Xhesika ka thënë se Adelina ishte e para që dilte e lidhur vetëm me rripa të pantallonave por tani që po bëhet nënë duket se është mbushur me mend!