Russell Brand po planifikon edhe një muaj të mjaltit me këngëtaren Katy Perry.

Humoristi britanik është martuar me këngëtaren e hitit “Firework” në Indi tetorin e vitit të kaluar, para se të shkojë për muaj të mjaltit në ishujt Maldive dhe në oqeanin Paqësor, por tani si duket, Russell ka vendosur që ta marrë gruan e tij edhe në një udhëtim, që do të jetë njëmujor dhe dëshirojnë që të shkojnë sa më në jug që është e mundshme.

“Russell gjithmonë mendon ta kënaqë Perryin”, tha një burim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here