Edhe nje bashkepunim ne mes te Butrinti dhe Eleni Dhe surpriza u zbulua.Ajo që për shumë ditë diskutohej në media duket se sapo është bërë zyrtare nga vetë artistët. Butrint Imeri dhe Eleni Foureira do të sjellin një bashkëpunim!

Duket se artistët kanë muaj që punojnë për këtë projekt pasi përveç audios, ato kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit, i cili do të mbajë emrin “Delicious”.

Ka qenë vetë Butrinti ai që ka informuar fansat e tij përmes një artikulli në faqen e tij zyrtare www.butrintimeri.al.

Klipi është regjistruar në Athine me një staf profesionist prej 30 personazhesh midis të cilëve edhe balerinë të cilet do të shoqerojnë një pjesë të mirë të klipit që pritet të publikohet pas disa ditësh. Me shumë mundësi, jemi fare pak ditë larg hitit të kësaj vere…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here