E diela shqiptare” është një emision i drejtuar nga Ardit Gjebrea, që çdo ditë e më shumë po tërheq vëmendjen e opinionit.

Në këtë emision do të performojnë këngëtarët më të spikatur të estradës sonë, ku në mesin e tyre është edhe Teuta Kurti, në grup me Vesa Lumën.

Sipas Teutës, kjo është një lojë argëtimi mes këngëtarëve, ku secili mund të votojë për njëri-tjetrin dhe të krijohet një lloj loje që nuk ka qëllim zgjedhjen e më të mirit apo diç të tillë. “Jemi duke kaluar një periudhë të bukur në emisionin ‘E diela shqiptare’, ku me kolegët tanë po arrijmë të kalojmë çaste të këndshme dhe argëtuese.

Unë jam në grup me Vesën, ne këngëtarët kemi të drejtë të votojmë për njëri-tjetrin, por kjo lojë nuk është pjesë e garës dhe në fund nuk ka çmim për askënd, por thjesht vetëm një argëtim”, ka thënë ajo për “Zërin”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here