Edhe Gold AG ka diçka për të thënë për incidentin Noizy-Cozman?Sonte (e martë) rreth orës 17:00 në “Swiss Diamond Hotel” në Prishtinë ka ndodhur një përleshje mes Cozman dhe Noizyt.

Nga kjo përleshje e armatosur besohet se është plagosur Noizy dhe reperi tjetër Varrosi.

Pas kësaj përballje në një mënyrë ka reaguar edhe Gold AG, i cili nëpërmjet një postimi në Facebook, i ka kujtuar fansave të tij disa rreshta nga kënga e tij ‘Bota kalimtare’.

“Skom qef asni Shqiptar tem kurr me pa t’perqam. Po kaniher pom vjen me than ra kjo dek edhe u pam”, ka shkruar Gold AG.

Vlen të theksohet e Gold AG dhe Noizy kishin një përplasje pak javë më parë. /Telegrafi/

Edhe Gold AG ka diçka për të thënë për incidentin Noizy-Cozman?

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here