elvanaAjo është një nga këngëtaret më të suksesshme të momentit, megjithatë edhe ajo ndikohet nga stili i këngëtareve më të pëlqyera në botë. Kështu shpesh është komentuar për një ngjashmëri të saj me Beyoncen, jo vetëm nga looku, por edhe nga mënyra e veshjes. Megjithatë, duket se tanimë Elvana, ka gjetur diçka të përbashkët për nga stili me këngëtaren aq të njohur të momentin dhe për më shumë shqiptare, Rita Ora. Elvana së fundmi ka publikuar një foto, ku shihet me një stil shumë ndryshe nga ajo që e kemi parë në përformancat e saj të mëparshme, me kapuç dhe syze “alla Rita”. Sigurisht që të gjesh përqasje në stilin e një këngëtareje të suksesshme është normale, por që të mundohesh ta kopjosh atë, kjo nuk është shumë e bukur, sepse gjithmonë dhe më shumë, po shohim se shumë këngëtareve tona, ju mungon origjinaliteti.  Koha Jone

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here