Vin Diesel ka konfirmuar se do të ketë edhe dy vazhdime të filmave “Fast and Furious”, i gjashtë dhe i shtati.

Ylli i filmave dhe producenti i serisë së filmave në fjalë beson se tregimi do të ishte shumë i gjatë për t’u përmbledhur vetëm në një film.

“Me suksesin e filmit të fundit dhe përfshirjen e shumë karaktereve dhe zgjerimin e horizonteve, kur ne qëndronim ulur për të gjetur çfarë do të përshtatej në filmin e gjashtë, ne nuk kishim mjaft hapësirë”.

“Ne duhet ta tregojmë këtë ngjarje, ne duhet t’i shfaqim të gjitha raportet e karaktereve dhe kur filluam t’i zbërthejmë të gjitha, shkoi përtej 110 faqeve. Studioja tha, ‘Nuk mund ta fusni gjithë këtë tregim në vetëm një film”, ka thënë Diesel për The Hollywood Reporter.

Filmi i fundit “Fast Five” fitoi 626 milionë dollarë në box-office në gjithë botën dhe fitoi kritika pozitive.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here