David Beckham është një prej njerëzve të njohur me më shumë tatuazhe në trupin e tij, aq sa do të ishte më shumë i denjë për një këngëtar të muzikës metal, se sa për një ish-kapiten të kombëtares angleze të futbollit.

Megjithatë, ndërsa debati nëse Beckham ngjan më mirë me ose pa këto tatuazhe, pritet të krijohet edhe një debat i ri, ai i tatuazheve të djemve të “Spice Boy”.

12-vjeçari Bruklin, gjatë një ndeshje futbolli në të cilën edhe babai i tij ishte i pranishëm duke e filmuar, ekspozoi një spirancë në krahun e tij të djathtë. Megjithatë, tatauzhi nuk ishte i vërtetë, por vetëm një prej atyre që shuhen shpejt.

Përveç pasionit për futbollin, tre djemve të tij David duket se i ka transmetuar edhe një pasion tjetër, atë për tatuazhet./tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here