Edhe Berlusconi me llogari në InstagramPas lajmit se Presidenti amerikan Barack Obama hapi llogarinë e tij në Twitter, nga ku do të shkruajë çdo status vetë, një tjetër llogari në mediat sociale ka mahnitur publikun.

Bëhet fjalë për profilin e sapo hapur të ish – Kryeministrit italian, Silvio Berlusconi në Instagram.Profili i tij, është ëndrra e çdo vajze adoleshte në ditët e sotme.79- vjeçari ka postuar në 24 orët e fundit, më shumë se 60 foto.

Prestigjozja britanike The Independent ka përzgjedhur si foton e preferuar, këtë selfie të ish – Kryeministrit italian me qenin e tij.

Foto të tjera të postuar nga Berlusconi janë edhe pjata të servirura në restorante, darka me miqtë, evente, takime institucionale, etj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here