Eddie Vedder tashmë është një burrë i martuar, pasi ka shkëmbyer unazat me të dashurën e tij prej kohësh, në një ceremoni në Havai.

US Weekly njofton se rokeri u martua të shtunën me modelen Jill McCormick në praninë e familjarëve dhe miqve të famshëm, përfshirë edhe aktorin Sean Penn dhe muzikantin Jack Johnson.

Vedder dhe MCCormick janë prindër të dy vajzave, Olivia (gjashtëvjeçare) dhe Harper Moon (dyvjeçare).

Kjo është martesa e dytë e Vedder, i cili më parë ka qenë i martuar me Beth Liebling, me të cilën u nda në vitin 2000 pas gjashtë vitesh së bashku.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here