Aktori hollivudian, Eddie Murphy, ka vendosur t’i kthehet rolit të oficerit të policisë në Beverly Hills, në të cilin film ka luajtur moti. Këtë herë, Murphy do të veshë uniformën për xhirimet e serisë.

Pas suksesit të madh të filmit “Beverly Hills Cop”, Eddie Murphy është angazhuar për xhirimin e serialit me po të njëjtin emër , raporton “Daily Mail”.

Megjithatë, këtë herë personazhi kryesor nuk do të jetë polici, Axel Foley, të cilin e mishëron Murphy, por djali i tij, i cili dëshiron të shkojë hapave të babait dhe gjithashtu është punësuar në forcat policore.

Eddie Murphy, i cili është edhe producent i serisë, duhet të paraqitet në pilot episodin, dhe në qoftë se episodi ka sukses, ne ndoshta do ta shohin atë edhe disa herë të tjera.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here