Eda Zari përfundon në burg, arsyeja do t’iu shokojë Këngëtarja e njohur shqiptare Eda Zari është dënuar me 6 muaj burg.

Një konflikt pronësie është bërë shkak i një sërë problemesh për këngëtaren. E ëma e saj, Zhane Zari ka deklaruar publikisht më herët se Eda kishte marrë të gjitha pronat e familjes duke falsifikuar dokumentet pas vdekjes së babait të saj, Ismail Zari.

Akuzat që asokohe bënë bujë në media u shoqëruan me një përballje nën e bijë që sipas Zhane Zari dëgjeneroi në dhunë. Pas kësaj këngëtarja është paditur në gjykatë për dhunë ndaj mamasë, madje ka kërkuar edhe urdhër mbrojtje. Kërkesa është regjistruar më 10 maj të vitit të shkuar dhe tashmë procesi ka përfunduar.

Ky vendim gjykatë e ka shpallur Edën fajtore për akuzën “Dhunë në familje” dhe e ka dënuar atë me 6 muaj burg.

Nuk dihet nëse Eda e ka apeluar vendimin e Shkallës së parë, apo ka vendosur të vuajë dënimin, sipas vendimit të gjykatës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here