Është njëra nga këngëtaret e rralla të skenës muzikore që nuk i preferon videoklipet, ndonëse në reportorin e saj ka shumë këngë dhe shumë pak videoklipe.

Ajo nuk e sheh të arsyeshme që të shpenzoj kotë në videoklipe, mbase siç potencon edhe vet ajo më mirë është të realizohet një këngë e mirëfilltë se sa të punohet një klip me një çmim mjaftë të lartë.

“Tash për tash i urrej videoklipet e njëpasnjëshme. Nuk mund të prezantohet vetëm me një klip artisti dhe që për një kohë të gjatë mos të realizoj ndonjë këngë. Më duket se njerëzit janë ngopur duke shikuar videoklipe të ndryshme dhe të stërmbushura nga televizionet tona.

Janë konsumuar të gjitha dhe tani më duket se po e teprojnë me lloj – lloj skenë videoklipesh. Kam respekt për të gjithë kolegët e mi, por e kanë tepruar me këto spote”, ka thënë ajo për “Zëri’.

Eda si këngëtare e muzikës xhaz ka një karrierë të ndritur muzikore, mirëpo ajo ende nuk kënaqet me këtë. Gjithnjë mundohet të kërkojë më shumë nga vetja duke u përpjekur që çdo këngë e krijuar të ketë sukseset e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here