Ed Sheeran hap studion e tij muzikore“Të gjithë janë idiotë”, kështu ka preferuar të shprehet këngëtari Ed Sheeran për pjesën tjetër të atyre që zotërojnë studio muzikore, pasi sipas tij nuk vlerësojnë siç duhet talentet e kësaj fushe, duke iu krijuar vështirësi në projektet që dëshirojnë të prezantojnë.

Ylli i muzikës pop ka krijuar studion e tij muzikore duke e quajtur Gingerbread Man Records. Në lidhje me këtë projekt të ri dhe domethënës për zhvillimin e mëtejshëm të karrierës ai është ndihmuar dhe nga miku i tij i vjetër Jamie Lawson, 39 – vjeç.

Fituesi i BRIT u shpreh se sëbashku me Lawson kemi luajtur disa herë dhe çdo herë bashkëpunimi ka qenë frytdhënës.

24 – vjeçari Sheeran e ka çelur studion e tij për të sjellë punime sa më dinjitoze e cila do të shërbejë për t’i ardhur në ndihmë edhe këngëtarëve të tjerë të talentuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here