Aurel ThëllimiMe elemente të muzikës sonë popullore, “E vogla” e Aurel Thëllimit sjell tregimin më të ri të dashurisë ndaj një vajze lozonjare.

Pas suksesit në festivalin Kënga Magjike 2012 me “Ajo si ajo”, Thëllimi ka publikuar videoklipin e këngës së orkestuar nga Adi Hila, prodhim i Super Sonic. “E vogla” është shkruar nga Matilda Tabaku nga Ferizaj, ndërsa videoklipi është realizuar në rruget e vjetra të Tiranës.

“Kjo këngë është bërë para pak kohësh për “Maratonën e këngës popullore”, dhe duke qenë se motivi i këngës është shumë aktual për kohën, menduam ta bëjmë videoklipin në një nga televizionet që shihet nga e gjithë diaspora shqiptare, në Evropë dhe Amerikë,” thotë Thëllimi për Indeksonline.

Ky zhanër i muzikës lëvrohet profesionalisht nga Thëllimi në ambiente ku performohet ‘’live’’ me orkestër.

Ketu mund ta ndiqni video: http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=L_bB_TP8feg

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here