Ka vetëm pak ditë që në ekranet tona televizive vazhdon të shfaqet videoprojekti më i ri muzikor i këngëtares Edona Llalloshi. Kënga e titulluar “E vërtetë”.

Edona ka përshtypjen se kënga do të pëlqehet në publik, sepse është punuar shumë në të. Tekstin e kë realizuar Avni Qaili, ndërsa orkestrimin dhe kompozimin e ka bërë Virusi.

“Sapo kam lansuar në treg këngën ‘E vërtetë’ dhe jam e lumtur se kënga vazhdon të pëlqehet në publik. Është një baladë me peshë, që mund të përdoret edhe në festivale. Pra një këngë e punuar me mjeshtri të madhe”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Edona ka planifikuar që pas një kohe të shkurtër të sjellë në treg edhe një projekt tjetër të ri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here