Pusho në paqë KE$HA”. Kjo është një propagandë që po qarkullon në rrjetin social, Twitter autor të së cilës janë disa persona që kanë marrë guximin ta shpallin këngëtaren si të vdekur.

Këta persona kanë shkuar aq larg sa kanë bërë që gjithcka të dukej e vërtetë pasi që, ata kanë komentuar lajmin, nga llogari të rrejshme të këngëtareve, si Rihanna, Ciara dhe Britney Spears.

‘Sot më 27 tetor ne kemi humbur një legjendë, mbretëreshën e muzikës pop. Pusho në paqë Ke$ha”, ishte shkruar nga një llogari e rreme e këngëtares, Britney Spears.

Ndërkaq, reagimi i Ke$ha-s ka qenë totalisht mospërfillës ndaj propagandës në fjalë. Ajo pak orë më pas ka postuar një fotografi nw Twitter të maces së saj, duke mos komentuar as pakë këtë skandal.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here