Fillimisht, ishte një foto gjatë përmbylljes së sezonit të “Wake Up”, ku Eno u shfaq në krahë të stafit të emisionit të mëngjesit në “Top Channel”, ku nuk kurseu as vlerësimin për të gjithë bashkëpunëtorët e tij.

“Ekipi më i mirë. Të gjithë e bëmë më të mirë programin e mëngjesit”, shkroi ai si dixhiturë shoqëruese në foton e rastit, dhe menjëherë u aludua se ajo i ngjante më shumë një fotoje lamtumire se sa një fotoje të zakonshme në mbyllje të një sezoni të suksesshëm televiziv.

 

Ne të Class, e kontaktuam vetë Enon, e ndërsa ai mohoi të gjithë zërat dhe hamendësimet e mundshme, moderatori u shpreh se për gjëra konkrete do të flisnim nga shtatori. Shtatori erdhi, dhe gjërat sapo u bën më të qarta dhe zyrtare.
Mjaftoi spoti i fundit i publikuar në faqen zyrtare të Top Channel që konfirmon se Eno Popi nuk do të jetë më pjesë e treshes simpatike të prezantuesve të Wake Up, pasi ky emision do të drejtohet tashmë, prej datës 10 shtator nga Ori Nebijaj dhe Isli Islami.

“Dilema” quhet emisioni i ri që prezantuesi i njohur do të drejtojë, format i cili i ngjan një game show televiziv, me shumë mundësi për të fituar miliona lekë që vihen në lojë të konkurrentëve të përzgjedhur.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here