Në fakt, punëtorja e butikut “Vintage King” në Londër pohon se mu Piçis Geldof (22) nga ai butik ka vjedhur një fustan të vlefshëm 70 funte.

Gazeta britanike “The Sun” ka publikuar deklaratat e burimit i cili sqaron se si shitësja e ka njohur Piçis Geldofin dhe se e ka parë atë kur e ka marrë fustani dhe ka dalë duke vrapuar jashtë butikut.

“Punëtorja ka vrapuar pas saj, por shpejtë është ndalur sepse nuk ka dashur ta lërë vetëm dyqanin”, pohon burimi.

Piçis tashmë tri herë është akuzuar për vjedhje,por deri tani secilën herë ka shpëtuar duke kthyer gjërat e vjedhura ose duke paguar për to. Policia ka konfirmuar se është duke e hetuar rastin, dhe se Piçis nuk di asgjë lidhur me këtë akuzë.

Piçis është modele, ndërsa ka pasur edhe një emision televiziv të sajin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here