Princi William dhe Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton morën pjesë në natën gala të organizuar në Paris nga Ambasada Britanike.
Kate është përfaqësuar më tre veshje të ndryshme të cilat i mbante pak orë në ditë. Të gjithë sytë ishin nga Dukesha e Kembrixhit, pasi ajo në mbrëmje veshi një fustan të gjatë me xixa që ndriçoi sallën.
Fustani i Kate është nga Jenny Peckham i kombinuar me një palë sandale nga Gianvito Rossi. Çifti mbretëror rrëmbeu vëmendjen e të gjithë të pranishmëve në natën gala të Parisit.