Mbrëmë në “American idol” u paraqit edhe bija e aktorit legjendar Xhim Keri, e cila ka ambicie dhe synon që të jetë idhulli i ardhshëm amerikan.

E talentuar si i ati  i saj, Xhejn Keri ka shpjeguar të gjitha motivet e saja para jurisë, Jenifer Lopez, Rendi Xhekson dhe Stiven Tajler.

Xhejn e cila është 24 vjeçe, ka deklaruar “Nuk është lehtë të rritesh nën hijen e dikujt dhe tenton që nën atë presion të gjesh vendin tënd”. Xhejn e cila ka edhe një djalë thotë, “Unë jam për këtë arsye këtu, që ta gjej vendin tim në botë”.

Xhejn me shumë entuziazëm ka kënduar pjesë nga kënga “Something to talk about it” me çka është treguar mjaft e mirë para komisionit dhe i ka siguruar vetes biletë për në Hollywood.

Të jemi të sinqertë me të atin që ka, nuk i është nevojitur edhe shumë mund, por ja që ka tentuar atë ta bëj vetë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here