

Gerta Heta, veç prezantimeve të saj radiofonike dhe spektakleve të drejtuara në ekran, është një zë shumë interesant dhe i talentuar në muzikën shqiptare.
Këtë herë, për publikun vjen me dy surpriza të reja, ndërsa ajo që do të cilësohej dhe si e veçantë është bashkëpunimi muzikor tashmë jashtë familjes.
Këtë herë jo me një këngë nga i vëllai. “Kam realizuar një klip, një duet jashtë Shqipërisë. Bëhet fjalë për një shqiptar të Maqedonisë, Visari.
Është një baladë e titulluar ‘Dashuria në kafe’. Në fakt kjo është një këngë e Visarit dhe që unë jam e ftuara e tij në këtë këngë.
Nuk është një nga ato këngët tipike të miat të rrymës ‘dance’ apo ‘house’. Është një kombinim interesant. Edhe teksti është shumë interesant” tregon Gerta. (Bluetooth)