11Pas lajmit se dyshja Selena Gomez e The Weekend janë në një lidhje, Bella Hadid po e përjeton më së keqi.

Bella Hadid ndihet e tradhtuar pasi Selena Gomez ka nisur të shoqërohet me The Weeknd në fillim të këtij muaji.

Megjithatë ish-ylli i Disney ka refuzuar të marrë përgjegjësitë pasi ajo mendon se nuk ka tradhtuar askënd me lidhjen  e saj me muzikantin kanadez.

Pas vendimit të Bella-s, për të mos e ndjekur në rrjetet sociale Selena-n, burime të shumtë raportojnë se Bella është tepër e lënduar nga të dy ata, pasi ndihet e tradhtuar. Por burime të afërta pranë këngëtares raportojnë se Bella dhe Selena nuk kanë qënë kurrë mikesha të ngushta.

Ndërkohë që Selena është shumë e shoqe me Taylor Swift, ku kjo e fundit është mikeshë e ngushtë me motrën e Bella, Gigi Hadid, por vetë Selena dhe motrat Hadid nuk janë shoqe të afërta. Si pasojë ajo nuk e ka patur aspak të nevojshme të fliste me Bella-n para se të niste lidhje me ish të dashurin e modeles.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here